Mbrojtësi i Bayernit mund të largohet në fund të sezonit.
Njëri nga mbrojtësit më të mirë viteve të fundit duket se do të ndryshojë ambient në fund të sezonit.
Jerome Boateng është nën shënjestrën e Manchester Cityt, Manchester United, Barcelonës dhe Real Madridit. Shumën të cilën pritet ta përfitojë Bayerni nga shitja e tij është rreth 50 milionë euro.
Guardiola është i interesuar për të bashkëpunuar përsëri me të.
Boateng edhe më parë ishte pjesë e Manchester Cityt, por nuk fitoi hapësira në formacionin e parë dhe u transferua në “Allianz Arena”.