Di Francesco: E respektojmë Barcelonën por nuk i frikësohemi!

Roma do të përballet me Barcelonën në çerekfinalen e Champions League.

Shumë nga analistët sportiv e shohin klubin katalunas si favorit absolut përballë Romës.

Por trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka thënë se skuadra e tij nuk ia ka frikën Barcelonës.

“Kjo është një garë e mrekullueshme dhe ne jemi të lumtur që po marrim pjesë në Champions League.

Roma nuk është duke u frikësuar nga Barcelona. Kemi respekt për ta si një skuadër e madhe me futbollist të fortë por nuk frikësohemi për tu përballur me ta”, ka thënë Di Francesco.

Trajneri italian thotë se në ndeshjen e parë skuadra e tij duhet të marrë një rezultat të mirë në Camp Nou.

“Qëllimi ynë është të marrim një rezultat të mirë në Barcelonë atëherë do ta kemi më të lehtë”.

“Në rast se marrim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë Roma do të ketë shanse për të kaluar tutje”, u shpreh Di Francesco.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here