Mane: I rrespektoj rregullat e Islamit dhe lutem pesë herë në ditë

Përfaqësuesja e Senegalit do të luajë kundër Bosnës këtë të martë.

Ylli i Senegalit, Sadio Mane ka dhënë një intervistë interesante para ndeshjes me Bosnën.

“Religjioni për mua është më i rëndësishëm se çdo send tjetër. I rrespektoj rregullat e Islamit dhe lutem pesë herë në ditë dhe asnjëherë nuk kam konsumuar alkohol”, ka deklaruar Mane duke shtuar:

“Nuk ka asnjëlloj problemi rreth praktikimit të fesë dhe suksesit. Gjithmonë kam dashur të bëhem futbollist dhe familja ime janë krenarë për këtë. Në asnjë moment feja nuk më ka penguar, përkundrazi më ka ndihmuar më shumë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here