Wozniacki: Më kërcënuan me jetë, mua dhe familjes time

Teniserja daneze, Caroline Wozniacki ka deklaruar se është kërcënuar me vdekje në masterin e Majamit.

Wozniacki pësoi humbje nga Monica Puig, por nuk është ndjerë aq keq për humbjen sesa për sjelljen e tifozëve në tribuna.

“Para disa netësh humba një ndeshje të rëndësishme, por jam e vetëdijshme se humbjet janë pjesë e tenisit. Megjithatë gjatë ndeshjes nga publiku kam marrë kërcënime me vdekje. Përveç kërcënimeve kam marrë edhe ofendime të rënda”.

“Njerëzit e sigurimit nuk bënë asgjë për ti ndaluar ato, por e morrën si një gjë normale. Shpresoj se organizatorët në Miami do të ndërmarrin masa , pasiqë ky është një shembull i keq për publikun e tenisit”, ka përfunduar Wozniacki.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here