Manchester City çdo ditë e më shumë është e sigurtë në transferimin e mesfushorit të Real Madrid, Isco, raporton The Mirror.
Skuadra e Premier League është e gatshme që të ofrojë diçka më shumë se 80 milionë euro pasi këtë objektiv Pep Guardiola e sheh si më të rëndësishmin gjatë kësaj vere.
Isco këtë sezon ka pasur probleme pasi Zinedine Zidane nuk e ka preferencë të parë për formacionin e tij dhe një largim i tij është i mundshëm.