Skuadra e Arsenalit sot ka zhvilluar ndeshjen e saj në gjiron e 32 në Premier League, kundër Stoke.
Të përzgjedhurit e Wenger arritën të triumfojnë me rezultatin 3-0.
Stoke luajti një lojë të mirë, por 15 minuta para mbarimit të ndeshjes pësoi 3 gola.
Momenti kyç i ndeshjes ishte momenti kur në minutën e 75 u akordua një penallti e dyshimtë për Arsenalin, që më pas u ekzekutua me saktësi nga Aubameyang. Dhjetë minuta më vonë, gabonezi e dyfishoi rezultatin e ndeshjes 2-0.
Një minutë para përfundimit të ndeshjes u akordua edhe një tjetër penalltin për Topxhinjtë, kurse Lacazette ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-0.