Arrestohet McGregor!

Mbrëmë kemi parë skena të pazakonta për kompaninë UFC, teksa Conor McGregor kishte sulmuar autobusin i cili po barte sportist të MMA nga salla e sporteve, Barclay’s Center.

McGregor dhe ekipi i tij kishte shkaktuar panik  të madhe brenda Barclay’s Center ku ka pasur një të lënduar, i cili ishte Michael  Chiesa.

Kishte pësuar disa prerje nga gjami i thyer, pasi ishte brenda autobusit dhe copa të thyera të gjamit i kishin rënë në fytyrë.

Pas këtij sulmi ndaj autobusit në të cilin gjendej edhe Khabib Nurmagomedov,  McGregor ka ikur nga salla së bashku me ekipin e tij.

Më pas është raportuar se Conor McGregor po kërkohet nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, për sulmin e bërë ndaj sportistëve të MMA.

Këtë lajm e ka treguar Presidenti i UFC, Dana White i cili ka thënë që ky rast ka qenë ndër më të “gërditshmit” në histori të kompanisë së UFC.

Conor McGregor është dorëzuar në polici dhe është intervistuar nga NYPD, për të cilët më parë thuhej se kanë lëshuar urdhër arrest për irlandezin.

Conor McGregor do të ngarkohet me veprën për sulm fizik.

Ky sulm i Conor McGregor ka ardhur si pasojë e ndeshjes së Khabib vs Holloway të cilët do të luftojnë për titullin e Conor McGregor, të cilit i është hequr nga UFC titulli për shkak se kishte munguar në oktogon nga viti 2016.

McGregor dhe ekipit të tij i është ndaluar pjesëmarrja në duelin e Khabib dhe Holloway që do të zhvillohet nesër në Barclay’s CenterNju Jork nga ora 4 e mëngjesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here