Alisson Becker dëshiron nga Roma më shumë se 3.5 milionë euro në sezon me rinovimin e kontratës së re.
Sipas Rai Sport, rinovimi është në rrugën e duhur kontrata e re do të jetë deri qershor të 2021. E vetmja pikë që palët vazhdojnë të bisedojnë është rroga e lojtarit.
Alisson aktualisht fiton 1.5 milionë euro për vit dhe oferta e Romës në tavolinë është 3.5-4 milionë euro.
Por, lojtari dhe përfaqësuesit e tij dëshirojnë pesë milionë euro që Alisson të qëndrojë në Stadio Olimpico.