Presidenti i Atleticos mohon zërat për Dybalan!

Javën e kaluar mediat spanjolle raportuan se Atletico e Madridit ka arritur akordin për të transferuar Paulo Dybalën në Madrid javën e ardhshme.

Gjithçka lidhej me një vizitë të sulmuesit të JuventusitMadrid, në periudhën e ndërprerjes së kampionatit, për shkak të angazhimeve të kombëtareve.

Gjithsesi, pas Diego Simeones, ishte radha e presidentit të Atleticos, Enrique Cerezo që të mohonte zërat për një marrëveshje me Dybalën.

“Dybala është një sulmues i shkëlqyer, por e vërteta është që e kam parë vetëm një herë të luajë dhe nuk e njoh. Simeone e takoi rastësisht në restorant dhe mund t’ju siguroj se nuk kemi negociuar transferimin e tij”, deklaroi Cerezo, duke mohuar akordin me Dybalën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here