Marouane Fellaini mund të largohet nga Manchester United, por jo edhe Premier League.
Liverpooli do të tentojë gjatë verës të marrë mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellaini, raporton L’Equipe.
Belgu është në sezonin e katërt në “Old Trafford” dhe ende nuk e ka rinovuar kontratën, e cila i skadon në qershor.
Përveç Liverpoolit, edhe PSG e Monaco janë duke e monitoruar ish mesfushorin e Evertonit.