Harry Kane-t i pranohet një gol ndaj Stoke City!

Tottenhami apeloi për golin kundër Stoke City, dhe përgjigjja i është kthyer pozitive – i pranohet Harry Kanet.

Premier League ka ndodhur diçka që rrallë është parë në të kaluarën.

Goli i shënuar nga Eriksen kundër Stoke City, u pretendua se u prek nga Kane dhe për këtë, Tottenhami apeloi që t’i njihet sulmuesit anglez.

Premier League tashmë e ka pranuar, Harry Kane ka shkuar në kuotën e 25 golave deri më tani këtë edicion, katër më pak se Mohamed Salah, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.

“Wooooow me të vërtet?”, ka shkruar Salah në “Twitter” pasi Kanet iu numërua goli.

Salah është në kuotën e 29 golave, tani katër më shumë se Kane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here