Të gjithë mendojnë se Juventusi u dëmtua mbrëm, por shikojeni me vëmendje këtë fotografi!

Gjyqtari anglez, Michael Oliver është i njohur për vendimet e tij kundër Arsenalit, por mbrëm ai ka sjellur një vendim kontraverz në Ligën e Kampionëve.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, ai referoi një penallti të dyshimtë për Realin, të cilin Ronaldo e ekzekutoi me sukses dhe ishte i mjaftueshëm për kualifikimin e Realit në gjysmë finale.

Lojtarët e inatosur të Juventusit protestuan ashpërt kundër Oliver, kurse Buffon morri karton të kuq. Vendimi i Oliver po analizohet nga fansat dhe analistat  e futbollit.

Duhet të jemi real dhe ta pranojmë se në një moment Benatia nuk e preku topin dhe se definitivisht kishte kontakt. Të gjitha videot janë nga këndi i Vasquez, kurse e përditshmja spanjolle Marca ka publikuar një fotografi mjaftë interesante, me titullin “Ishte Penallti”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here