Bota e futbollit ende po flet për ndeshjen mes Realit dhe Juventusit.
E gjithë kjo filloi kur arbitri i ndeshjes, Michael Oliver akordoi një penallti të dyshimtë në minutën e fundit të kohës shtesë.
Tensioni në fushë ishte i madh, por edhe jashtë fushe, kurse sipas Repubblica ka pasur një përleshje fizike mes lojtarëve në tunelin e stadiumit.
Sipas Repubblica konfliktin e ka nisur Marcelo dhe më pas janë përfshirë lojtarë nga të dyja skuadrat.
UEFA ka filluar hetimet dhe po mbledh informacione se çfarë ka ndodhur.