Donnarumma, 19 vjeçar dhe po vendos një rekord të madh!

Talenti dhe potenciali i Gigio Donnarumma është i stërkonfirmuar tashmë, pa dyshim.

Por, megjithatë, do të mbetet në histori ndeshja e nesërme, kundër Napolit, ku portieri i Milanit do të prekë një rekord të pabesueshëm në Serie A: 100 ndeshje në ligën më të lartë të futbollit italian vetëm në moshën 19 vjeç, 1 muaj dhe 20 ditë.

Gjëja edhe më e habitshme është fakti që Donnarumma e arrin këtë rekord si një portier: një rol që kërkon shumë përvojë dhe pjekuri. Siç dëshmohet nga “Gazzetta dello Sport“, Buffon, për shembull, luajti ndeshjen e 100-të në Serie A në moshën 21-vjeçare.

Numra që na bëjnë të kuptojmë dallimin dhe unikalitetin e Donnarumma, i cili, që nga koha kur u promovua nga Mihajloviç, në tetor 2015, kurrë nuk e ka lënë fushën. Kundër Napolit,portieri kuqezi do të kapërcejë Gianni Rivera dhe Silvio Piola, të vetmit që kanë arritur 100 ndeshje zyrtare në Serie A, para moshës 20-vjeçare.

Për të vazhduar me krahasimet e shkëlqyera: Francesco Toldo e ka arritur këtë kuotë ndeshjesh në moshën 25 vjeç e gjysmë, ndërsa Pagliuca kur ishte 24 vjeç. Me pak fjalë, Donnarumma është i destinuar të vendosë rekord pas rekordi gjatë karrierës së tij, nuk do të ndalet këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here