Shkëmbim lojtarësh mes Real Madridid dhe Bayernit!

Bayerni e do Omar Mascarellin në “Allianz Arena” për sezonin e ardhshëm. Reali, do të tentojë të shfrytëzojë këtë mundësi për të arritur te Robert Lewandowski, duke i ofruar lojtarin e akdemisë.

Niko Kovac do të jetë trajner i ri i Bayern Munich nga sezoni 2018/19. Ai që tani ka nisur të mendojë për prurje të reja te kampionët e Gjermanisë dhe njëri besohet të jetë, Omar Mascarell, lojtari i akademisë së Real Madridit i huazuar te Eintracht Frankfurt.

Niko ka punuar me Mascarellin te Eintracht Frankfurt nën urdhëratë e të cilit, 25 vjeçari ka impresionuar të gjithë, duke zgjuar edhe vëmendjen e Los Blancos për ta rikthyer në Madrid dhe për t’i bërë një vend në skuadrën e parë.

Por, Omar Mascarell mund të mos largohet nga Bundesliga pasi AS raporton se trajneri i ri i Bavarezëve u ka kërkuar urgjentisht drejtuesve të klubit gjerman që ta transferojnë mesfushorin spanjoll.

Reali është i shqetësuar se do ta humbasin 25 vjeçarin dhe se vlera e Mascarell është më e madhe se klauzola që posedon aktualisht lojtari, katër milion euro.

Sido që të jetë, raportohet gjithashtu se Reali do të tentojë të shfrytëzojë këtë mundësi për të arritur te Robert Lewandowski, objektiv i kamotshëm i “Los Blancos“.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here