Është bërë e njohur sa kanë shpenzuar klubet italiane për agjentë: Juventus lider!

Klubet italiane të Serie A kanë shpenzuar 138 milionë euro për provizionet e agjentëve futbollistik në vitin 2017, që është 30% më pak se  viti 2016.

Informacionet i ka publikuar federata e futbollit të Italisë.

Kampioni aktual, Juventus është lider me 42 milionë euro të shpenzuara për agjentët që kanë kryer transferime. Roma është e dyta me 23 milionë euro.

Milan e cila bëri disa transferime ka shpenzuar vetëm 21 milionë euro. Inter ka paguar vetëm 3,2 milionë euro në 2017, kurse në 2016 23,2 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here