Kryesia e Realit ka filluar bisedimet me Cristiano Ronaldos rreth një kontrate të re, kurse detajet pritet të bëhen të ditura para fillimit të Botërorit.
Drejtori i klubit Jose Angel Sanchez e ka inforumuar portugezin se Perez dëshiron ti ofrojë Ronaldos kontratë të re.
Edhe Ronaldo e ka vlerësuar veprimin e Perezit dhe pritet që Ronaldo të përfitojë 30 milionë euro në sezonë.
Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2021, kontrata e re do të mbetet e njejta, mirëpo Ronaldo do të përfitojë më shumë sesa përfiton momentalisht.