Pas përfundimit të pjesës së parë, Liverpooli në Olimpico ka avantazh prej 1-2 kundër Romës dhe është një hap larg finales së Kievit
Minutat e para të ndeshjes Roma i filloi në mënyrë furioze mirëpo pas një gabimi në mesfushë Mane shënoi golin e epërsisë për Liverpoolin.
Disa minuta më pas Roma e barazoi rezultatin me një autogol të Milner.
Megjithatë gëzimi i Romakëve zgjati pak pasiqë Wijnaldum shënoi golin e dytë për Liverpoolin pas një krosimi nga goditja e këndit.