Mourinho planifikon dy transferime para Botërorit

Deri në fillimin e Botërorit në Old Trafford pritet që të prezantohen dy përforcime.

Djajtë e Kuq kanë lënë pas vetes një sezonë pa trofe të fituar dhe 19-të pikë disavantazh nga rivalët e qytetit.

Për këtë shkak Mourinho dëshiron ta përforcojë skuadrën në mbrojtje dhe mesfushë.

Transferimi i parë sipas mediave dot ë jetë lojtari i Shakhtar, Fred. Braziliani  ka klauzolë prej 50 miliona eurove dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta paguajnë atë.

Përforcimi i dytë pritet të jetë mbrojtësi i Tottenham, Toby Alderweireld. Belgu ka refuzuar rinovimin e kontratës me Spurs dhe ka arritur akord me Unitedin për tu transferuar në Old Trafford.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here