150.000 tifoz kanë nënshkruar peticion: Ramos duhet të dënohet nga UEFA!

Tifozët e Liverpoolit dhe tifoz të tjerë që dëshirojnë ti japin fund dominimit të Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve, kanë filluar një peticion kundër Sergio Ramos.

Shumica e tifozëve janë të mendimit se nëse Salah nuk do ta braktiste ndeshjen në minutën e 30-të, ndeshja do të kishte kahje tjetër.

Disa tifoz janë të mendimit se ndërhyrja e Ramosit ndaj Salah ishte  e qëllimshme.

Ata të cilët janë të bindur se ndërhyrja ishte e qëllimshme kanë filluar nj peticion ku kërkohet nga UEFA që Ramos të dënohet. Ky peticion deri më tani është nënshkruar nga 150.000 tifoz.

Në rast se dëshironi  ta nënshkruani këtë peticion, mund ta bëni duke klikuar këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here