Ky është çmimi i Pochettinos: Nëse Perez dëshiron ta shohë në Madrid do të duhet ta paguajë shumën!

Mauricio Pochettini është përgjigju në mënyrë diplomatike rreth pyetjes se a do ta marrë drejtimin e Realit.

“Gjatë jetës kam mësuar se disa gjëra nuk duhet ti bësh me ngulm, jeta do të të dërgojë vetë aty ku dëshiron”, ka deklaruar argjentinasi.

Pochettino ka demantuar zërat se në kontratën e tij me Tottenham është vendosur që Spurs duhet ta lirojnë atë në rast se merr ftesë nga Reali.

Madrilenët në rast se dëshirojnë që Pochettino ta marrë drejtimin e Realit, do të duhet të paguajnë 50 milionë euro.

Mbetet ta shohim se a është i gatshëm Perez ta paguajë një shumë të tillë për një trajner.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here