Po vjen shpëtimi për Pogban: Juventus po bëhet gati ta rikthejë francezin në Torino

Juventus ka një plan interesant për merkaton e verës.

Biankonerët dëshirojnë ta rikthejnë Paul Pogban në Torino, pas largimit të francezit në vitin 2016 te Manchester United.

Tifozët e Zonjës së Vjetër e dëshirojnë rikthimin e Pogbas, por paga e tij prej 13,5 miliona eurove në sezonë është një gjë që Biankonerët nuk mund tja lejojnë vetes.

Gonzalo Higuain është lojtari më i paguar te Juventusi me 7,5 milionë euro në sezonë.

Te Juventus janë të gatshëm ta shesin Higuainin dhe ta rikthejnë Pogban në skuadër, pasiqë transferimi i francezit do të kushtonte 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here