Milan zgjedh mes Moratas dhe Falcaos – UEFA vendos!

Prioritet për Rosonerët në merkaton e verës do të jetë transferimi i një sulmuesi cilësore, kurse në shënjestrën e Milanit janë Alvaro Morata dhe Radamel Falcao.

Milan me siguri do ta transferojë një sulmues klasi, pasiqë Kalinic dhe Silva zgënjyen me paraqitjet e tyre në San Siro.

Dëshira më e madhe  Rosonerëve është Alvaro Morata, i cili edhe verën e kaluar ishte i lidhur me Milanin.

Spanjolli nuk ambientua në Premier League dhe dëshiron rikthimin në Itali, mirëpo transferimi i tij varet nga vendimi i UEFA-s, pasiqë Milani rrezikon të mos luajë në Europa League në sezonin e ardhshëm.

Në rast se Milani merr një dënim të tillë, atëherë Rosonerët do të përqëndrohen te Falcao.

Kolumbiani mund të arrijë në San Siro si huazim, kurse nga Milani mund të largohet Silva.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here