Bisedimet kanë filluar: Chelsea niset drejt Higuain

Për një kohë të gjatë është spekuluar se Juventus është e gatshme ta shesë Higuainin, kurse nga Zonja e Vjetër nuk kanë demantuar asgjë.

Mediat argjentinase kanë bërë të ditur se Chelsea është e interesuar për El Pipitan dhe kanë vënë kontaktet e para me të.

Mbrëmë përfaqësuesit e Chelsea janë takuar me vëllaun e argjentinasit dhe agjentin e tij për të biseduar rreth transferimit të Higuainit në Stamford Bridge.

Mediat argjentinase shkruajnë se Juventus është e gatshme ta shesë 31-vjeçarin për 50 milionë euro, kurse Blutë e Londrës janë të gatshëm ta përfshijnë edhe Moratan në këtë transferim.

Megjithatë Biankonerët dëshirojnë që Moratan vetëm ta huazojnë, kurse Higuainin ta shesin vetëm me para.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here