Guardiola me një transferim surprizë!

Manchester City ditëve të kaluara ka tentuar që ta transferojë Jorginhon dhe Miralem Pjanicin, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasiqë Napoli dhe Juventus refuzuan ofertën e Qytetarëve.

Mediat angleze shkruajnë se Guardiola është përqëndruar në transferimin e mesfushorit të Southhampton, Mario Lemina.

Gabonezi pati një sezon të mirë me Southhamptonin dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, mes tyre edhe Manchester City.

Në rast se Guardiola nuk arrin ta transferojë Jorginhon, atëherë City do të përqëndrohet te Lemina.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here