Zvicra merr policët e saj në Botëror, arsyeja është interesante

Zvicra bëhet kombëtarja e parë që zbarkon në botërorin rus me policë me vete

Përfaqësuesja helvetike ka krijuar një ekip prej 5 ekspertësh që do të shoqërojnë lojtarët në çdo dalje. Detyra e tyre primare është garantimi i sigurisë sidomos në ndeshjet e ashtuquajtura me rrezik të lartë.

Grupi i lëvizshëm i policisë zvicerane përfshin dy agjentë të quajtur “Spotters”, ekspertë në çështjet e huliganizmit dhe të aftë që të zbulojnë elementët e rrezikshëm dhe ata që cenojnë sigurinë e ekipit. Ata do jenë operativë që përpara fazës së grupeve, dhe më pas në ndeshjet që pritet të zhvillohen në stadiumin e Rostov në 17 Qershor, si dhe në Kaliningrad dhe Novgorod, ditë më vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here