ZYRTARE: Pensionohet Haye!

David Haye ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi pas humbjes në revansh nga Tony Bellew.

37 vjeçari ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij pas disfatës në raundin e pestë të revanshit me Bellew, humbja e dytë e njëpasnjëshme nga rivali britanik.

“Sigurisht, egoja ime do të kishte dashur të pensionohem me fitore ose si kampion”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Haye.

“Elementet e forta që i kisha nuk i kam më”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here