Anglezët do të mbajnë pantallona të nxehta, të cilat do ti shpëtojnë nga lëndimet në Botëror (FOTO)

Anglezëve nuk po i ecën në kompeticionet e mëdha dhe janë duke u munduar që në çdo mënyrë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë në Botërorin e Rusisë.

Një hap i tillë janë pantallonat e nxehta që do ti mbajnë futbollistët e përfaqësueses angleze para dhe gjatë ndeshjeve.

Inicijativën e ka marrë mjeku i përfaqësueses i cili beson se pantallonat do ti ndihmojnë futbollistëve që ti shmangin lëndimet.

Pantallonat do të ndihmojnë që futbollistët ti shmangin zgjatjet e muskujve dhe ti mbajnë muskujt në temperaturë konstante. Lojtarët do ti mbajnë pantallonat 15-të minuta para fillimit të ndeshjeve dhe gjatë pushimit 15-të minutësh.

Këto pantollona janë përdorur më herët edhe në biçiklizëm dhe rugby, kurse Manchester City nga sezoni i ardhshëm gjithashtu do ti përdorë ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here