Babai i Savic: Juventus është klubi i duhur për të

Babai i Milinkovic Savic, Nikolla Milinkovic ka bërë një deklaratë interesante në një intervistë për Tuttosport.

Sipas mediave italiane, Lazio ka kërkuar shumë para për shërbimet e Savic dhe Juventus e ka humbur garën për të dhe se Savic mund të transferohet te Manchester United, PSG ose te Reali.

Megjithatë në një intervistë për Tuttosport, babai i Savic ka bërë të ditur se Juventusi do të ishte klubi i duhur për të.

“Shumë herë kam thënë se Juventusi do të ishte klubi i duhur për të. Juventus është klub me renome dhe e ka dominuar futbollin italian. Atje do ta ketë mundësinë të ngritet si futbollist dhe ta fitojë pjekurinë e duhur. Me lojtarë të mëdhenj si Dybala dhe Costa mund ta fitojë Serie A, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Sergej te Juve mund ta fitojë edhe Topin e Artë”, është shprehur Nikolla Milinkovic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here