Gruaja e tij nuk e ka lejuar që të shkojë në Botëror, mirëpo shokët e tij i kanë bërë një kopje nga kartoni (FOTO)

Botërori i Rusisë ka filluar dhe me siguri se çdo tifoz i futbollit do të donte të ishte i pranishëm në Rusi.

Disa tifoz meksikan kanë bërë një kopje nga kartoni për shokun e tyre, pasiqë shoku i tyre nuk ka udhëtuar me ta drejt Rusisë pasiqë nuk e ka lejuar gruaja e tij.

Pesë shokët kanë udhëtuar drejt Rusisë, mirëpo Javier ka mbetur në Meksikë pasiqë nuk ka marrë leje nga gruaja e tij.

Shokët e tij kanë bërë një kopje kartoni me pamjen e tij dhe e mbajnë atë me vete kudo që të shkojnë, kurse në maicën e tij shkruan Gruaja ime nuk më lëshoi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here