Ky është numri që Nainggolan ka kërkuar ta mbartë te Interi!

Radja Nainggolan është objektivi kryesorë i Interit për merkaton e verës.

Mirëpo belgu ka një kërkesë të veçantë nga Neroaxurët.

Nëse Nainggolan transferohet te Interi ka kërkuar që ta mbartë fanellën me numrin 4, pasiqë ky është numri i tij i preferuar. Mirëpo një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur pasiqë fanellën me numrin 4 e ka mbartur Zanetti dhe numri 4 është larguar nga fanellat e Interit.

Belgu e ka gjetur zgjidhjen dhe ka kërkuar që në fanellën e tij të jetë numri 4 në formën 2+2. Një gjë e tillë ka ndodhur te Interi edhe më parë, kur Ronaldo u transferua në Meaza dhe e morri fanellën me numrin 9-të, kurse Zamorano u detyrua ta mbartë fanellën me shumën 1+8.

Transferimi i Nainggolanit do ta kushtojë Interin 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here