Ku është sigurimi? Argjentinasit në tribuna rrahin tifozët Kroat

Tifozët e Argjentinës janë të zemëruar për humbjen e kombëtares së tyre të futbollit.

Argjentinasit kanë pësuar humbje të papritur me rezultat 3-0 kundër Kroacisë, e cila gjë ka bërë që të acarohen tejet mase tifozët pas turpërimit.

Kjo ka bërë që mllefin ndaj kombëtares ta nxjerrin tek tifozët kroatë, ku i kanë rrahur disa prej tyre me të përfunduar takimi i vlefshëm për grupin D.

Incidenti ndodhi në momente kur shumica e tifozëve kroatë kishin dal nga stadiumi “Nizhny Novgorod”, gjersa disa prej tyre e pësuan shumë keq prej “Gauçosëve”.

“Agresorët deri më tani nuk kemi mundur t’i identifikojmë, por hetimet nuk do të ndalen dhe kryerësit e këtij veprimi do të dalin para drejtësisë “, njoftojnë organizatorët.

Ndryshe, Kroacia është lidere e grupit me gashtë pikë gjersa Argjentina pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka vetëm një pikë.

Theksojmë se ndeshja e dytë dhe ndoshta vendimtare për argjentinasit zhvillohet sot me fillim në ora 17:00, ku do të takohen Islanda dhe Nigeria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here