Maldini bën zgjedhjen e tij, Messi apo Ronaldo

Maldini, ditën e djeshme ka bërë plot 50 vjeç.

Kapiteni legjendar i Milanit, ka qenë në qendër të intervistave të shumta ditën e djeshme, një nga këto ishte për “Mediaset Italia”, ku normalisht nuk munguan pyetjet edhe për Botërorin e Rusisë. Tema kryesore ka qenë rivaliteti i përjetshëm, Mesi apo Ronaldo.

“Kristiano ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, ai tashmë është një qendër sulmues i pandalshëm. Pavarësisht nga mosha, ende po luan në nivele të larta dhe është vendimtar”, shprehet Maldini.

Megjithatë, ai ka një vlerësim tjetër për Mesin, dhe është “pleshti” zgjedhja e tij. “ Mes Mesit dhe Ronaldos, unë zgjedh gjithmonë Leon. Ai përveçe, shënon, edhe krijon. Ka një stil të luajturi që unë e pëlqej shumë. Nëse më duhej të zgjidhja, nuk do të kisha asnjë dyshim për Mesin”, përfundon Maldini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here