Menaxheri Raiola në bisedime me tre klube italiane për të ardhmen e Balotellit

Mario Balotelli ende nuk ka gjetur një angazhim të ri për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi italian është larguar nga skuadra franceze Nice si futbollistë i lirë.

Por e ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në kampionatin italian Serie A.

E për këtë gjë është duke u përkujdesur menaxheri i tij Mino Raiola.

Mediat italiane kanë raportuar se Raiola është duke qëndruar në Itali dhe pritet të vendosë brenda një jave për të ardhmen e Super Marios.

Menaxheri i famshëm ia ka ofruar lojtarin e tyre tri skuadrave të mëdha italiane, Juventus,Napoli dhe Roma.

Gjithsesi lojtari po kërkohet edhe nga disa skuadra mesatare në Itali si Bologna, Sampdoria dhe Lazio.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here