Futbollisti i ri i Interit lë gruan për t’iu bashkuar Neroaxurëve

Inter ka blerë zyrtarisht sulmuesin e Sassuolo-s Matteo Politano në formë huazimi me të drejtë blerje me një shifër rreth 25 mln euro.

Raportohet se Zikaltërit do të paguajnë 5 mln euro për huazimin njëvjeçar dhe mund ta blejnë 23-vjeçarin përfundimisht për 20 mln euro.

Ai ka lënë të dashurën, me të cilën është duke kaluar muajin e mjaltit, për të finalizuar transferimin tek Inter.

Ditën e shtunë ai ka qenë në Milano për të kryer vizitat mjekësore, pasi ato dolën me sukses, ai ka nënshkruar kontratën e tij.

Politano është një lojtar i përfaqësuesese italiane, ka një të majtë të fortë dhe njihet për shpejtësinë dhe teknikën. Ai mund të luajë në disa pozicione të sulmit dhe është një rrezik nga goditjet standarde.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here