Kosovari i radhës që transferohet në Rusi

Për ta linë të lirë xhevahirin e tij Skënderbeu synon të përfitojë minimalisht 600 mijë euro.

E ardhmja e Enis Gavazajt mund të jetë në Rusi. Mesfushori me tipare sulmuese mund të ndjekë gjurmët e Bekim Balajt, Odise Roshit dhe Bernard Berishës, pasi në drejtim të Skënderbeut ka ofertë zyrtare për 23-vjeçarin nga klubi i Akhmat Grozny-it.

Me ndërmjetësimin e menaxherit të lojtarit Shkumbin Qormemeti i cili ka raporte të shkëlqyera me drejtuesit e klubit çeçen pasi më parë ka bërë të mundur transferimet e tre futbollistëve të tjerë shqiptarë te kjo skuadër edhe Gavazaj mund të transferohet në Rusi.

Për ta linë të lirë xhevahirin e tij Skënderbeu synon të përfitojë minimalisht 600 mijë euro.

Mbetet për tu parë se cila ka qenë oferta e Akmhat Grozny-it për futbollistin e kombëtares shqiptare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here