Paolo Maldini ka këmbëngulur se askush nuk e ka telefonuar nga pronarët e rinj të Milanit

Ikona e klubit Rossoner është lidhur me një rol në San Siro, sidomos pasi Yonghong Li humbi kontrollin dhe fondacioni amerikan i cili udhëhiqet nga një italian ndërhyri për t’i marrë parësipër borxhet dhe drejtimin e klubit.

“Askush nuk më ka telefonuar”.

“Gjithmonë kam qenë i hapur që të bisedoj, kështu që kurrë nuk i kam mbyllur dyert askujt për të biseduar”, u shpreh Maldini.

Maldini aktualisht është i angazhuar në ekipin e komentimit të platformës së transmetimit DAZN.

Ka shumë mundësi që një tjetër ish lojtar, Leonardo, të marrë pozitën e drejtorit teknik, kurse drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, është një prej top opsioneve për të marrë pozitën e njëjtë e Milani.

Klubi Rossonerë është i përjashtuar nga garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here