Juventusi janë të interesuar për mbrojtësin uruguaian të Atletico Madridit, Diego Godin. Zonja e Vjetër është duke kërkuar të blejë një mbrojtës para mbylljes së afatit kalimtar, pasi që mbrojtësi i tyre Daniele Rugani duket se do t’i bashkohet Chelseat.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk dëshiron të humbasë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të tij, por thuhet se Juventusi tashmë i kanë ofruar Godinit një kontratë 3-vjeçare me rrogë prej 6 milionë eurove në sezon, përcjell Gazeta Express.
Mbrojtësit e tjerë nën radarin e Juventusit janë kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, dhe lojtari tjetër i Atleticos, Stefan Savic. Bonucci iu ishte shitur Milanit vetëm një vit më parë. Por, të hënën trajneri i kuq e zinjve e pranoi se mbrojtësi italian kishte kërkuar largim