Portieri belg ende nuk e ka definuar të ardhmen e tij, teksa mbetet synim i Real Madridit.
Në rast të largimit të tij në drejtim të Real Madridit, Chelsea do të tentojë transferimin e portierit të Kombëtares së Anglisë, Jordan Pickford.
24 vjeçari që është pjesë e Evertonit, e që pati paraqitje të mirë në Kupën e Botës me Anglinë, shihet si përforcim që do të siguronte portën për disa vite.
Për transferimin e Pickford, Chelsea duhet të përgatisë ofertë prej 30 milionë euro