Guardiola i frikësuar: Mahrez në probleme pas lëndimit

Manchester City mbrëmjen e kaluar arriti të triumfojë 3-2 kundër Bayernit të Munichut, por askush nuk ishte i lumtur pas fitores.

Riyad Mahrez u lëndua gjatë ndeshjes dhe ky ishte shkaku kryesorë për disponimin e Qytetarëve.

Mahrez morri një goditje të fortë në fillimin e ndeshjes dhe u detyrua të largohet nga fusha.

Për  momentin nuk ka informacione konkrete rreth lëndimit të tij, por mënyra se si ai u rikthye në Manchester nuk i pëlqeu aspak fansave të Cityt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here