Milani gati kontratën për Antonio Contes

Milani thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë Antonio Contes një kontratë tre-vjeçare, por gjithçka varet nga situata e tij me Chelsean.

Rossonerët kanë mohuar publikisht se po mendojnë të zëvendësojnë trajneri aktual Gennaro Gattuso.

Por, thashethemet rreth emërimit të italianit Conte nuk po largohen asnjëherë nga ballinat e mediave.

Megjithatë, një marrëveshje mund të lidhet vetëm nëse Conte arrin një marrëveshje të shpejtë me ish-klubin e tij, Chelsean.

Blutë shkarkuan ish-trajnerin e Juventusit para disa ditësh dhe ai mendohet të jetë duke i ndjekur ligjërisht për një dëmshpërblim 10 milionë eurosh për shkak të vitit të fundit të kontratës së tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here