Miralem Pjanic, ka hedhur poshtë një transferim te Chelsea

Mediat italiane raportojnë se mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka hedhur poshtë një transferim te Chelsea këtë verë.

Mesfushori boshnjak ka qenë i lidhur me Manchester Cityn, Barcelonën dhe Paris Saint-Germain për një transferim gjatë këtij afati kalimtar.

Por, Zonja e Vjetër thuhet se nuk do të marr parasysh asnjë ofertë nën 100 milionë euro për shërbimet e boshnjakut.

Madje edhe kjo mund të jetë e pamjaftueshme, raporton mediumi italian CalcioMercato.com.

Sipas CalcioMercatos ish-mesfushori i Romës, Pjanic, ka hedhur poshtë transferimin te Chelsea më herët këtë verë.

Blutë nuk kishin asnjë marrëveshje me Juven, por i kërkoi mesfushorit të kuptonte nëse do të pranonte një lëvizje në Stamford Bridge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here