Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone nuk dëshiron që Sime Vrsaljko të shitet te Inter, pasi shpreson të vazhdojë me ta.
Mbrojtësi kroat besohet të jetë afër bashkimit me Nerazzurrët për një huazim prej shtatë milionë eurosh me 18 milionë euro tjera për ta blerë përfundimisht.
Gjigantët e Serie A shpresojnë të mbyllin marrëveshjen në ditët në vijim, por si duket tani iu ka dalë një problem a pamenduar.
“Tregoi aftësitë e tij sulmuese dhe ishte vendimtar në këtë drejtim”.
“Jam i lumtur me atë që ai ka bërë, shpresoj se ai mund të vazhdojë me ne, sepse është një lojtar i rëndësishëm”, përfundoi argjentinasi.