Chelsea ka gjetur zënvendësuesin e Courtois: Gati oferta stratosferike

Chelsea është ende në kërkim të portierit në merkato. Courtois do të shkojë te Real Madridi, por së pari, ai dëshiron të ketë zëvendësuesin e tij në Stamford Bridge.

Dhe fokusi shkon direkt tek Oblak.

Siç raportohet nga Daily Mail, klubi londinez dëshiron që slloveni të jetë portieri i ri dhe për të është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro, sa është klauzola e tij e lirimit nga Atletico Madrid.

Londinezët vazhdojnë të kërkojnë përforcime në merkato, duke pasur si objektiv lojtarë që përshtaten me nevojat e trajnerit Sarri.

Nuk ia vlen të merret dikush, vetëm që të mbushë vendin e Courtois, nëse belgu largohet për në Bernabeu, ndaj drejtuesit e Chelsea kanë supozuar se duhet të bëjnë një investim të fortë, ngaqë merkatoja e portierëve të nivelit të lartë është, gjithashtu, e fryer në shifra financiare.

Ka edhe emra të tjerë në tryezën e Chelsea, siç është Trapp, i cili ka te PSG rivalitetin e fortë për një vend titullari me Buffon dhe Areola. Gjithashtu, flitet për Pickford dhe Schmeichel, përfshirë edhe spanjollin Reina.

Realiteti është se vendimmarrja nuk mund të zgjasë shumë sepse më 9 gusht mbyllet merkatoja në Premier League. Kjo vlen edhe për Courtois, që pret të rikthehet në Madrid, kësaj here me galaktikët e Realit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here