Loris Karius nuk po gjen qetësi pas finales së Ligës së Kampioneve, ku ai bëri dy gafa të cilat i kushtuan shumë Liverpool-it.
Që prej asaj kohe, nisën ngacmimet dhe talljet ndaj gardianit gjerman, i cili e ka pasur të vështirë që ta hedhë pas këtë.
Edhe pse pushoi jo pak, sërish fantazmat e së kaluarës e përndjekin. Nisur nga gabimet që bëri Liverpool vendosi që të bënte përforcime në portë.
Trajneri Jurgen Klopp shpenzoi 65 milionë sterlina për të blerë brazilianin Alisson nga Roma. Ky i fundit do të jetë portieri i parë, e megjithatë, ai ka treguar se ka një respekt të madh për kolegun e tij.
Daily Mail shkruan se braziliani nuk do të mbajë fanellën me numrin 1 në shpinë, pasi atë do t’ia kalojë Karius-it. Dhe kjo sepse ai e respekton 25 vjeçarin. Për vete do të zgjedhë që të mbajë fanellën numër 13.
Edhe në sezonin e shkuar Karius mbajti fanellën me numrin 1. Braziliani shpreson që talljet nga ana e fansave dhe vënia në lojë e kolegut të tij të përfundojnë, me sezonin e ri që po afron.