Tifozët e Interit ëndërrojnë për një transferim të tillë, ndërsa spekulimet vazhdojnë rreth transferimit të Modricit te Interi.
Sot në mediat italiane është përhapur lajmi se, gruaja e Modric, Vanja, është arsyeja për transferimin e kroatit te Neroaxurët.
Ajo ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Interit, ku i ka pyetur ata se a e dëshirojnë Modricin te Interi.
Dyshimet janë shtuar edhe më shumë kur Marcelo Brozovic, ka publikuar një foto në Instagram, ku shkruan: Marrëveshja është arritur.