Bonucci: Juventusi dhe Torino janë shtëpia ime

Leonardo Bonucci ka kompletuar rikthimin e tij te Juventusi.

Pas një sezoni të kaluar te Milani, italiani vendosi që të rikthehet në Torino.

Tifozët e Zonjës së Vjetër nuk e kanë mirëpritur rikthimin e tij, pasiqë sezonin e kaluar, Bonucci shënoi gol kundër Juventusit dhe e festoi atë me eufori.

Duket se gjërat kanë ndryshuar dhe tani Bonucci do të jetë i detyruar ti kërkojë falje tifozëve Bardh e Zi.

“Çdo udhëtim përfundon me rikthim. Natyrisht se nuk do ti harroj ata që më përkrahën sezonin e kaluar. Në të njejtën mënyrë, duke filluar nga sot, do të rikthehem i suksesshëm aty ku ndihem si në shtëpinë time”, ka shkruajtur Bonucci në Instagramin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here