Jose Mourinho ka krijuar përshtypjen e një grindaveci me nisjen e fazës parasezonale të Manchester United.
Ai ka qenë mjaft kritik me disa prej futbollistëve të tij, e veçanërisht me sulmuesin Anthony Martial, i cili theu rregulloren, ndërkohë që solli debat pasi tha se të rinjtë që bëhen pjesë e ekipit të parë nga skuadrat zinxhir nuk janë në nivelin e kukuar.
Sigurisht që kjo ka bërë që ai të shikohet nga shumë persona si polemizues dhe se përpiqet gjithnjë t’ua hedhë fajin të tjerëve. Por një prej futbollistëve të tij, Romelu Lukaku, i ka dalë në mbrojtje.
“Njerëzit duhet që ta kuptojnë se ne luajmë ndeshje që të mos humbim. Ne futemi në fushë që të fitojmë.
Kur humbet inatosesh. Kur ai mërzitet, është një nga ta persona që e shfaq. Por kjo duhet vlerësuar, sepse ai është një trajner që do të fitojë. Nëse kjo nuk pranohet, atëherë të mos ti bëhen pyetje sepse ai nuk ka e përse e fsheh personalitetin e tij që të japë një imazh publik të mirë. “, deklaroi sulmuesi belg.
Ai u bë pjesë e Djajve të kuq në verën e shkuar, pasi u transferua nga Everton. Më parë, portugezi e kishte trajnuar atë te Chelsea. Lukaku tregon se si trajneri është jashtë fushe.
“Ne bëjmë shaka. Ai më jep këshilla, apo video për të qeshur, gjëra të tilla. Kështu që është mjaft familjar. Kështu e njoh unë. Është këndshëm të luash për të”, tha sulmuesi shtatlartë. Por edhe drejtuesit janë disi të shqetësuar, me teknikun që u ka kërkuar 5 blerje të reja.