Trajneri i klubit të Chelsea ka thyer heshtjen dhe ka folur për të ardhmen e dy futbollistëve të klubit londinez.Bëhet fjalë për brazilianin, Willian dhe gardianin e portës së Belgjikës, Thibaut Courtois, të cilët mbetet emra të përfolur për t’u larguar nga londinezët.
Maurizio Sarri beson fort se brazilianin do të vijojë të jetë në klubin londinez, ndërsa për belgun nuk ka një garanci të plotë, por gjithsesi edhe për atë dëshira është ta shohë duke mbrojtur portën e Chelseas. Tekniku ka thënë se ka patur një bashkëbisedim me lojtari, ndërsa shprehet se nuk ka asnjë problem për Willian.
“Nuk ka një problem për Willian” tha ish-trajneri i Napolit. Zërat e çojnë brazilianin tek Mancheter United, por tekniku i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet.
Ndërkaq, sa i takon portierit belg, interesi ka qenë shumë i lartë nga Real Madrid, por Sarri ende nuk e ka të sigurt qëndrimin e tij në Londër.