Chelsea po bën gjithçka për të mbajtur në skuadër Eden Hazardin

Skuadra nga Premierliga ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re yllit belg, për të parandaluar largimin e tij.

Eden Hazard këtë verë ka qenë shënjestër e Real Madridit, ku po kërkohet nga Florentino Perez, për të zëvendësuar të larguarin Cristiano Ronaldo.

Për të evituar largimin e tij, Chelsea ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re, ku do të përfitonte 300 mijë funte në javë.

Dëshirë të madhe për të mbajtur në skuadër Hazardin ka shprehur edhe trajneri i ardhur te Chelsea, Maurizio Sarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here